Parisi është duke u përgatitur për një valë ekstreme të të nxehtit duke hapur pishina shtesë dhe duke instaluar makina avulli nëpër qytet.
Meteo France, agjencia kombëtare për parashikimin e motit në Francë tha se disa pjesë të vendit do të arrijnë 40 gradë C.
BBC raporton se lagështia e ajrit mund të bëjë që temperaturat të ndjehen sikur është 47 gradë C.
Situata është shumë brengosëse, pasi shumica e njerëzve nuk kanë kondicioner ajri nëpër shtëpi dhe banesa.
Temperaturat parashikohet të jenë të ngjashme me ato të vitit 2003 në Francë, ku 15,000 njerëz vdiqën për shkak të të nxehtit.