Paris Saint-Germaini i ka shkruar letër Federatës së Futbollit të Francës (FFF), duke ia bërë me dije se nuk do ta lirojë sulmuesin Kylian Mbappe që të luajë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, bën të ditur “L’Equipe” të martën, transmeton Koha.net.
Mbappe është përfshirë në skuadrën e gjerë olimpike të Francës. Mirëpo datat për Lojëra Olimpike nuk janë brenda orarit të FIFA-s, kështu që mbetet te vullneti i klubeve nëse duan të lirojnë futbollistët.
Parisi ia ka bërë me dije federatës franceze se nuk do ta lirojë superyllin.