Autoritetet e Parisit kanë aktivizuar të hënën një plan alarmi për motin e nxehtë, teksa kryeqyteti i Francës përgatitet për një tjetër javë me temperatura të larta, sikur ato të një muaji më parë.
“Niveli i tretë” i alarmit përfshin masat për të siguruar se njerëzit e vjetër dhe ata që kanë probleme shëndetësore të mund të kontrollohen në çdo kohë, si dhe të sigurohen hapësira për strehim.
Sipas parashikimeve, temperaturat në Paris mund të arrijnë deri në 37 gradë Celsius në ditën e martë.
Përveç Parisit, më shumë se 20 rajone tjera në jug të këtij shteti mund të përballen me temperatura të ngjashme.
Ministri i Bujqësisë, Didier Guillaume, ka thënë të hënën se Franca do t’i kërkojë Komisionit Evropian që të miratojë një pagesë prej 1 miliardë eurosh, ashtu që fermerët ta përballojnë më lehtë këtë situatë.
Në muajin qershor, Franca ka regjistruar rekord të nxehtësisë, pasi temperatuara në jug të shtetit ka arritur në 46 gradë Celsius.