Parisi po e sundon finalen, shënon dy herë për 20 minuta ndaj Interit

Prishtinë | 31 Maj 2025 | 21:34 | Nga Ekonomia Online

Në “Allianz Arena” po luhet finalja e madhe e Champions League, ku Interi këtë trofe e ka fituar tri herë, ndërsa PSG-ja do që t’ia bëjë ‘sefte’.


20’ PSG-ja e ka dyfishuar epërsinë në finale të Champions League ndaj Interit. Për shtatë minuta, parisienët shënuan dy herë, ku golin e dytë e shënoi Doue, teksa të parin, Hakim.

13’ Gati pas një çereku ore lojë, Parisi ka kaluar në epërsi ndaj Interit. Ishte Hakimi ai që realizoi gol të bukur për t’ia dhënë epërsinë PSG-së dhe për ta zhbllokuar finalen e madhe.

Të ngjashme