Parisi tronditet nga një shpërthim i fuqishëm

Prishtinë | 21 Qer 2023 | 18:23 | Nga Ekonomia Online

Një shpërthim i fortë ka ndodhur pak më parë në qendër të Parisit, ku ndërtesat janë përfshirë nga flakët, ndërsa njëra prej tyre është shembur pjesërisht.

Sipas informacioneve të para, shpërthimi është shkaktuar nga një rrjedhje gazi, në rrugën Saint-Jacques në lagjen e 5-të të kryeqytetit francez.

Deri më tani nuk ka raportime për viktima, ndërsa zona është duke u evakuuar.

Të ngjashme