Komuna e Malishevës ka vendosur që parkingun e saj ta lë në shërbim të mërgimtarëve nga sot deri më 21 janar.
Në një njoftim të Komunës së Malishevës, thuhet se nënkryetari Hajdin Berisha, në emër të kryetarit Ragip Begaj, ka urdhëruar Drejtorinë e Administratës, që duke filluar nga 21 dhjetori deri më 21 janar, parkingu në oborrin e komunës, të jetë në shërbim vetëm të mërgimtarëve dhe ndalohet parkimi i veturave nga zyrtarët komunalë apo veturat tjera private.
“Në urdhëresën administrative, 01/1379 të datës 21/12/2020, urdhërohet Drejtoria e Administratës, që përmes shërbimit të sigurimit, ta ndalojë parkimin e automjeteve private në oborrin e komunës për të gjithë punëtorët e administratës së komunës dhe të gjitha veturat tjera private, nga ora 08:00-16:00, për shkak të lirimit të hapësirës së mjaftueshme për parkim gjatë marrjes së shërbimeve komunale, për të gjithë mërgimtarët e Komunës së Malishevës dhe më gjerë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Malishevës.