Parkingu te Pallati i Rinisë mbyllet pjesërisht, Havolli thotë se ishte vendim i Komunës së Prishtinës

| 03 Gus 2023 | 10:24 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Për 10 ditë më radhë, një pjesë e parkingut në rrugën “Dritan Hoxha”, më saktësisht mbrapa Pallatit të Rinisë, do të mbyllet përkohësisht, raporton Ekonomia Online.

Drejtori i Ndërmarrjes “Prishtina Parking”, Sokol Havolli i tha Ekonomia Online se mbyllja e pjesshme ishte kërkesë e Komunë së Prishtinës.

Këtë kërkesë ai pohoi se do ta zbatojnë e do të operojnë në pjesën që do të jenë në funksion.

“Nuk është mbyllur, është një kufizim i pjesshëm i qasjes sepse pjesa me numrin më të madh të parkingjeve do të jetë funksionale për gjatë gjithë kohës”.

“Ky është një vendim i Komunës së Prishtinës dhe si të tillë e kemi pranuar dhe ne operojmë me hapësirën që e kemi”.

Përderisa nga Komuna nuk janë deklaruar për këtë çështje. Në rrjetet sociale gjatë së enjtes kanë qarkulluar lajme se parkingje private në kryeqytet kanë filluar që të shtrenjtojnë çmimet.

Parkingu do të jetë i mbyllur deri më 13 gusht, teksa autoritetet komunale kanë apeluar te qytetarët që parkingu do të operojë me hapësira të kufizuara.

Të ngjashme