Parku i Inovacionit në Prizren, strehë me 800 shtretër për të prekurit e tërmetit në Shqipëri

Prishtinë | 27 Nën 2019 | 17:44 | Nga Ekonomia Online

Parku Inovativ Trajnues në Prizren, do të jetë në dispozicion si strehë e përkohshme e të gjithë atyre që kanë pësuar nga tërmeti tragjik që goditi Shqipërinë.

Në një komunikatë për media të Ambasadës gjermane në Prishtinë, thuhet se Qeveria e Kosovës, në bashkëpunim me Ambasadën në fjalë, zyrën e GIZ-it në Kosovë dhe Komunën e Prizrenit, kanë nisur përgatitjet e nevojshme për pranim-strehim, kujdes shëndetësor dhe ushqimor në Parkun Inovativ dhe Trajnues.

“Deri në 800 shtretër dhe hapësira akomoduese do të jenë në dispozicion për banorët që kanë pësuar nga kjo tragjedi. Qeveria e Republikës së Kosovës menjëherë ka vendosur komunikim me institucionet përgjegjëse shtetërore në Shqipëri për të koordinuar hapat e mëtejmë për zbatim”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Gjermane në Prishtinë.

Të ngjashme