Parlamenti i Gjermanisë miratoi një ligj, që i jep mundësi gjinisë së tretë në dokumentet zyrtare, për njerëzit që nuk e identifikojnë veten si mashkull ose femër, apo që janë të lindur me ndonjë anomali në anatominë seksuale.
Qeveria gjermane në gusht e miratoi vendimin për të përfshirë gjininë e tretë në certifikata të lindjes dhe dokumente tjera, raporton Reuters.
Të dyja dhomat e parlamentit e votuan ligjin e ri.
Komuniteti LGBT tha se masa e re nuk mjafton, pasi ata duan ligje të reja. për ta bërë më të lehtë për njerëzit që nuk e identifikojnë gjininë, ta ndryshojnë atë në dokumentet zyrtare.
Kategoria e re gjinore, u miratua pasi Gjykata Kushtetuese Federale iu bëri thirrje ligjvënësve të miratojnë legjislacionin.