Parlamenti i Studentëve të Universitetit të Prishtinës ka organizuar një marsh protestues kundër formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, raporton Ekonomia Online.
“Bashkë kundër Asociacionit”, “Asociacioni ndarje, ndarja luftë”, “Atdhe tjetër nuk kemi”, janë pankartat me të cilat protestuesit janë duke kundërshtuar formimin e Asociacionit.
Krahas studentëve, në protestë janë parë edhe deputetë të Kuvendit, siç është ai i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari, ish-kryetari i Mitrovicës, po nga VV-ja, Agim Bahtiri; e qytetarë të tjerë.
Në këtë protestë po dominojnë flamurët kombëtarë, një gjë e zakonshme në protestat e Vetëvendosjes.