Parlamenti i Irlandës është bërë i dyti pasi atij britanik që ka shpallur emergjencë klimatike.
Një amandament në një raport parlamentar që shpalli emergjencën klimatike dhe i bëri thirrje legjislativit atje “të shqyrtojë se si [qeveria irlandeze] mund të përmirësojë reagimin e saj ndaj çështjes së humbjes së biodiversitetit”,u pranua pa votim të enjten, raporton “The Guardian”.
Udhëheqësi irlandez i partisë së gjelbër, Eamon Ryan, i cili shtyu përpara çështjen e amandamentit e quajti vendimin “historik”.
Thunberg, aktivisti 16-vjeçar, i cili ka udhëhequr protesta në të gjithë Evropën dhe po bëhet një nga zërat më të pasionuar të lëvizjes së gjelbër, kërkoi që më shumë vende të ndjekin shembullin e tyre.
Parlamenti i Britanisë u bë i pari në botë që shpalli emergjencë klimatike, duke kaluar mocionin kryesisht simbolik më 1 maj. Hapi pasoi 11 ditë të protestave në rrugët e Londrës nga grupi i fushatës mjedisore “Rebelimi i Zhdukjes”.