Kosova u bë kryetemë në parlamentin suedez, pasi u debatua nëse duhet të arrihet një marrëveshje për marrjen me qira të qelive në Kosovë, njëjtë siç veproi Danimarka.
Kjo ide u propozua nga Partia e të Moderuarve, ndërsa u hodh për votim në parlament nga partia Demokratët e Suedisë, raporton Klankosova.tv.
Por, në seancën e së mërkurës, surpriza ishte e madhe kur të gjithë anëtarët e partisë së të Moderuarve votuan kundër, kur u votua propozimi që të shqyrtohet mundësia e huazimit të burgjeve në shtete të tjera.
Për këtë veprim, zëdhënësi i kësaj partie, Johan Forssell, u arsyetua në Twitter, duke thënë se donin një fokus më të madh në lidhje me çështjen e zbatimit të dënimeve për dëbim, dhe se duan një hetim rreth kushteve të burgjeve në Kosovë.
Ndërsa, deputeti shumëvjeçar i partisë “Demokratët e Suedisë”, Kent Ekeroth, e quajti këtë arsyetim si “të pakuptimtë”, duke thënë se të Moderuarit gjithmonë veprojnë kështu – votojnë kundër, në mënyrë që meritat të mos i merr një parti tjetër.
Në kërkesën e partisë së Moderuar thuhej se ka mungesë vendesh në Shërbimin Suedez të Burgjeve dhe Korrektimit.
“Kushton shumë dhe kemi probleme që personi i dënuar me dëbim të largohet nga vendi. Ne duam të hetojmë nëse Suedia mund të marrë me qira burgje në Kosovë, ku qytetarët joevropianë të cilët janë dënuar me depërtim mund të vuajnë dënimin”, ka shkruar partia e të Modernizuarve.
Edhe shumica e partive të tjera votuan kundër në parlament