Partia Balliste përmes një konferencë për medie ka akuzuar partitë në pushtet, për siç thonë ata qasjen dhe veprimet që i kanë karshi Serbisë, duke përfshirë edhe faktorin ndërkombëtar.
Kryetari i i kësaj partie, Pajazit Podrimçaku, ka adresuar kritika ndaj faktorit ndërkombëtar, duke thënë se nuk ka nevojë të ndajnë pleqëri në Kosovë.
“Kosova është copëtuar me ndihmat e miqve të Serbisë, e që sot luajnë lojë majmunësh duke u masku gjoja se janë miqtë tanë. Jo, se Ballistët dhe Ballizmi i din këto punë dhe nuk kanë nevojë për këshillat e tyre dhe as më pak që të vijnë me nda pleqëri për trojet tona. Nëse e duan aq shumë motrën e tyre, Serbinë, le t’ja falin tokat e veta duke filluar nga Brukseli”, tha ai.
Ai ka folur edhe për pragun zgjedhor prej pesë për qind, duke thënë se ky prag duhet të zbresë në 1.5 për qind.
“Mos t’i harrojmë që insistuan disa partitë tona i pengojnë partitë e sapoformuara që të kalojnë pragun e zgjedhjeve duke imponuar një prag prej pesë për qind. Jo, duhet të rikthehet në 1.5 për qind pragu zgjedhor për t’u futur në Kuvend, e nga aty d të kemi mundësinë t’i tregojmë popullit se këto parti që janë sot në pushtet po veprojnë kundër popullit”, ka thënë ai.
E Florim Isufi nënkryetar i parë tha se masat e ndërmarra nga Qeveria janë të dëmshme sipas tij për qytetarët. Ai ka thënë se edhe një izolim do ta shkatërronte ekonominë dhe qytetarin.