Partia e Gjelbër gjermane arrin maksimumin historik

Prishtinë | 12 Qer 2019 | 15:16 | Nga Ekonomia Online

Partia e Gjelbër gjermane arriti maksimumin historik ndërsa kristian-demokratët e kancelares Angela Merkel dhe SPD vazhdojnë të humbasin terren, sipas sondazhit të INSA-s.

Bashkimi CDU/CSU qëndron në 24% duke humbur dy pikë në krahasim me javën e kaluar, SPD me 13 %, humbet një pikë, Linke me 7,5 % humbet gjysmë pike, FDP me 9% fiton një pike dhe në fund AfD me 13,5 % rritet me gjysmë pike.

Të Gjelbrit rriten një pikë e gjysmë duke arritur në 26,5 %. Ky është maksimumi i tyre historik.

Bazuar në këto të dhëna, do të kishte hapësirë për një shumica parlamentare të mundshme e gjelbër-e kuqe-e kuqe, të cilat së bashku do të arrijnë 47%.

“Të gjelbrit janë formacioni me potencialin më të madh. Pa dhe kundër të gjelbërve nuk mund të ketë një qeveri dhe forca e tyre e bën të mundur përsëri shumicën në të majtë”, tha presidenti i INSA-s, Hermann Binkert.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme