Partia e kryeministrit hungarez, Viktor Orba, është suspenduar nga Parlamenti Europian pas grindjes së vazhdueshme me Brukselin.
Fidesz do të pezullohet me efekt të menjëhershëm.
Në votimin e sotëm të anëtarëve të PPE-së, 190 votuan pro pezullimit dhe 3 kundër.
Pezullimi përfshin:
Asnjë pjesëmarrje në ndonjë takim të partisë
Nuk ka të drejta votimi
Nuk ka të drejtë të propozojë kandidatë për poste
Partia e Orban, Fidesz është pjesë e bllokut të Partisë Popullore Evropiane e qendrës së djathtë.
Për shumë parti të krahut të djathtë që janë anti-imigracionit, Orban është një hero.
Disa e quajnë atë Donald Trump të Europës, pasi ai e sheh BE-në “të kërcënuar” nga emigrantët myslimanë, të cilët në Hungari nuk lejohen.
Një numër anëtarësh i bllokut të Partisë Popullore Evropiane (PPE) kërkuan që Fidesz të suspendohet për shkak të fushatës anti-BE.