Unioni Demokristian (CDU) i kancelares gjermane, Angela Merkel shënoi fitoren më të madhe nga sa ishte parashikuar në zgjedhjet rajonale të 6 qershorit, duke i dhënë kështu partisë konservatore një shtytje për zgjedhjet federale të muajit shtator.
CDU ka siguruar 37.1 për qind të votave në landin Saxony-Anhalt, që është me rritje në krahasim me zgjedhjet e vitit 2016.
Fitorja e partisë së Merkel në këtë land konsiderohet nxitje për kandidatin e partisë për kanclear, Armin Laschet, i cili ka pasur vështirësi të rrisë popullaritetin e tij, prej kur është zgjedhur në muajin prill si kandidat për fushatën zgjedhore.
Armin Laschet synon të zëvendësojë Merkelin dhe të bëhet kancelar gjerman për herë të parë në 16 vjet.
Merkel ka thënë se do të heqë dorë nga pushteti pas zgjedhjeve të 26 shtatorit.