Partia e presidentit të Ukrainës, Volodimir Zelensky, ka fituar shumicën në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, duke shënuar kështu konsolidimin e fuqisë së tij politike.
Sondazhet tregojnë se partia “Shërbyes i Popullit” do të ketë shumicën në parlament, por do të ketë nevojë për një partner koalicioni, për të formuar qeverinë.
Zelensky është zotuar të zbatojë reforma dhe të luftojë korrupsionin.
Duke folur jashtë një qendre votimi, pas hedhjes së votimit në Kiev të dielën, zoti Zelensky i tha BBC-së se zgjedhjet e parakohshme parlamentare ishin “ndoshta më të rëndësishme se zgjedhjet presidenciale”.
Presidenti i ri i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli zgjedhjet e parakohshme parlamentare gjatë ceremonisë së inaugurimit të tij, në muajin maj.
Zgjedhjet kanë qenë të parapara për tetor të këtij viti, por Zelensky njoftoi shpërbërjen e Parlamentit, përcjell rel.
Ukraina ndodhet tash e sa vite në konflikt.
Luftimet midis forcave qeveritare dhe separatistëve në lindje të Ukrainës kanë nisur qysh në vitin 2014 dhe kanë marrë mbi 13,000 jetë njerëzish.
Zelensky, 41-vjeçar, ish-komedian, i njohur më së shumti për rolin e tij si president në një emision televiziv, ka fituar zgjedhjet presidenciale të mbajtura më 21 prill, me më shumë se 73 për qind të votave të fituara.