Partia ekstremiste maqedonase padit Kim Mehmetin

Prishtinë | 26 Dhj 2021 | 12:41 | Nga Ekonomia Online

Publicisti shqiptar në Maqedoninë e Veriut përmes një postimi në facebook ka njoftuar se është paditur në prokurorinë vendase për gjoja gjuhë urrejtëse ndaj maqedonasve. Padia është ngritur nga partia “Levica” (E majta), një lëvizje e konsideruar si komuniste në vend.

“Kush thotë se në Maqedoninë e Veriut nuk ka drejtësi dhe se institucionet gjyqësore nuk janë efikase? Pasi ky shtet ia doli në betejën kundër krimit dhe hajdutërisë, ka filluar beteja edhe kundër neve që e ‘ofendojmë’ popullin maqedonas, e të cilin e mbron partia e famshme LEVICA!”

“Shkurt e shqip: në këtë Maqedoni ku para gjithë botës brohoritet ‘Vdekje shqiptarëve’ dhe ‘Vetëm shqiptari i vdekur është shqiptar i mirë” më në fund edhe unë përfundova aty ku e kam vendin – para prokurorëve dhe gjykatave të këtij vendi ku edhe rrugëve rrjedhë drejtësi. S’di pse po unë ndjehem i nderuar që më ka paditur dhe jam i akuzuar nga LEVICA, nga një parti e cila të qelbë me antishqiptari dhe që më shkakton të vjella sa herë që ia dëgjoj emrin, e le më të merrem me te.Sidoqoftë, i ftoj të gjitha LEVICAt e DESNICAT maqedonase le t’i bashkojnë forcat dhe paditë gjyqësore kundër meje, sepse nuk kam kohë të merrem një nga një me to”, ka shkruar Mehmeti.

Postimi i plotë:

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme