Partia në pushtet e mori mesazhin se 51% nuk mjafton

Prishtinë | 24 Mar 2023 | 21:22 | Nga Ehat Miftaraj

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese duhet të respektohet dhe zbatohet pa asnje rezervë.

Komentimi apo gjykimi në publik i vendimit të gjykatës është ndërhyrje e drejtpërdrejtë në pavarësinë e kësaj gjykate.

PDK dhe LDK nuk duhet të ndihen krenarë me gjendjen në sistemin prokurorial të Kosovës, të cilin edhe sot e mbrojnë me të gjitha mjetet në dispozicion. Këto parti nuk dojnë ndryshime në KPK, por duan status quo.

Partia në pushtet mbase e merr mesazhin se 51% nuk mjafton. Mungesa e profesionalizmit dhe seriozitetit për të hartuar politika në pajtim me Kushtetutë është evidente. Arroganca se mund të bëjnë çka të duan sjell këtë rezultat.

P.S. Edhe pse besuar se ky ligj do të kalojë filtrin e Gjykatës Kushtetuese, sidoqoftë vendimi i Gjykatës është final dhe i njëjti duhet të respektohet.

Të ngjashme