Partitë austriake paralajmërojnë Kosovën: Me taksë nuk ka vend në BE

Prishtinë | 02 Gus 2019 | 11:29 | Nga Ekonomia Online

Liderë të partive austriake kanë paralajmëruar Kosovën se heqja e taksës ndaj Serbisë është e domosdoshme për rikthim të dialogut dhe vazhdimin e rrugëtimit drejt Bashkimit Evropian.

Prishtina duhet ta heq taksën në mënyrë që të vazhdojë dialogu me Serbinë për arritjen e një zgjidhjeje për çështjen e Kosovës.

Ky është qëndrimi i partive kryesore në Austri, krerët e të cilave theksojnë se kjo paraqet problem për Evropën, raporton “Tanjug”, transmeton lajmi.net.

Sipas tyre, zgjidhja duhet të arrihet në qarqet evropiane, pa pjesëmarrje të fuqive të mëdha.

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Popullore të Austrisë (OVP), Karl Nehammer ka thënë se zgjidhja e çështjes së Kosovës është e rëndësishme për stabilitet të rajonit, por edhe të Evropës. 

Të ngjashme