Partitë pa dakordim, Thaçi me “korrigjim”

Prishtinë | 12 Tet 2018 | 07:57 | Nga Ekonomia Online

Përplasja e partive politike rreth dialogut po ia mundëson presidentit Hashim Thaçi që ta çojë përpara idenë e tij për “korrigjim të kufijve” me Serbinë. Megjithatë, i pari i shtetit në këtë mision është i vetëm, duke mos e pasur përkrahjen e asnjë subjekti politik e as të ish-partisë së tij (PDK), shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Të gjitha partitë politike në Kosovë, qoftë nga pozita ose edhe nga opozita, po vazhdojnë të mos pajtohen me idenë e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për korrigjim të kufirit me Serbinë.

Por ky çakordim i spektrit politik në vend, sipas njohësve të çështjeve politike, e dëmton mjaft shumë shtetin e Kosovës dhe procesin e dialogut në përgjithësi.

Madje, sipas tyre, një gjë e tillë ia hap rrugën edhe presidentit Thaçi që t’i realizojë synimet e veta dhe të manovrojë siç do ai në këtë proces. Andaj, sipas analistëve, arritja e një konsensusi nacional është më se e domosdoshme…

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme