Gjatë mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës e mbajtur një ditë më parë është bërë e ditur se cilat Komisione do të udhëhiqen nga partitë parlamentare.
Por, partitë politike ende nuk kanë vendosur për kryetarët e këtyre komunave. Shefi i ri i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se PDK ende nuk ka vendim për drejtuesit e komisioneve qe i takojnë.
“Ende nuk kemi vendosur. Për këtë do të mblidhet së shpejti Grupi Parlamentar dhe do t’i përcaktojë bartësit e këtyre përgjegjësive”, ka thënë Krasniqi për Indeksonline.
I kontaktuar nga Indeksonline, zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Shkodran Hoti ka bërë të ditur se partia e Visar Ymerit ende nuk ka vendosur se kush do të jenë udhëheqësit e Komisioneve.
Pa emra janë edhe në Lëvizjen Vetëvendosje.
Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Shkodran Hoti ka bërë të ditur se partia e Visar Ymerit ende nuk ka vendosur se kush do të jenë udhëheqësit e Komisioneve.
Të njëjtën gjë e ka theksuar edhe shefi i Grupit Parlamentar të Nismës, Bilall Sherifi i cili ka thënë se ende nuk është vendosur bartësi i përgjegjësisë mbi komisionin që do të udhëhiqet nga NISMA.
Sipas Sherifit nuk dihet ende se kush do të udhëheqë Komisionin Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së nga kjo parti.
E, nga Lidhja Demokratike e Kosovës nuk është marrë ndonjë përgjigje konkrete përderisa sipas informacioneve që ka Indeksonline, as këta të fundit nuk kanë zgjedhur ende bartësit e këtyre pozitave.
Ndryshe, Lëvizja “Vetëvendosje” që do udhëheq me numrin më të madh të komisioneve, me katër sosh: Komisionin për Legjislacion, atë për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport, Komisionin për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale si dhe për Mbikëqyrjen e AKI-së.
Ndërkohë, GP i LDK-së do të udhëheq tri komisione: Komisionin për Buxhet dhe Financa, Komisionin për Punë të Jashtme dhe Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike.
Grupi Parlamentar i PDK-së do të drejtojnë po ashtu tri komisione: Komisionin për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal dhe Media dhe Komisionin për Integrime Evropiane.
Komisionin për Bujqësi, Pylltari dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor do ta drejtojë GP i AAK-së, ndërsa atë për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së, GP i NISMA-s.
GP i Listës Serbe do të udhëheq Komisionin për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim, ndërsa GP 6+, atë për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione.