Partitë politike nuk kanë vullnet t’i nënshtrohen auditimit

Prishtinë | 26 Jan 2017 | 13:26 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për mbikëqyrjen e financave publike në Kuvendin e Kosovës ka iniciuar procedurën e auditimit të financave të partive politike.

Përmes një shkrese i është drejtuar Administratës së Kuvendit që të fillojë procedurën për përzgjedhjen e auditorëve.

Sipas ligjit, rreth dhjetë auditorë të licencuar mund ta kryejnë këtë punë.

Kryetari i këtij Komisioni, Faton Topalli, tha se deri tani nuk ka pasur vullnet të partive politike për t’iu nënshtruar këtij procesi.

Ai ka shtuar se askush nuk i ka ndalur partitë që të publikojnë pasqyrat financiare.

Bali Muharremaj nga AAK-ja tha se me ligjin aktual nuk mund të bëhet auditimi i partive politike, pasi nuk ka kompani që do të guxonte ta bënte këtë gjë.

Shumica e deputetëve pjesëmarrës kanë thënë se auditimi i partive duhet të bëhet nga Zyra Kombëtare e Auditimit, ose Komisioni Qendror Zgjedhor.

Të ngjashme