Qeveria britanike po përballet me thirrje të gjerë të partive politike për vazhdimin urgjent të punës së kuvendit. Politikanët po kërkojnë që ministrat të japin llogari në kuvend në kohën e thellimit të krizës së Coronavirusit.
Kërkesat e udhëheqësve të të gjitha partive kryesore opozitare dhe zyrtarëve të lartë të konservatorëve erdhën pasi shifra e viktimave të koronavirusit në Britaninë e Madhe iu afrua numrit 10 mijë. Vetëm për një ditë u shënuan 917 viktima.
Në një letër dërguar udhëheqësit tëanëtarëve të Dhomës së Ulët, Jacob Rees-Mogg, kryetari i Partisë Laburiste, Keir Starmer, tha se kuvendi duhet të mblidhet sa më shpejt që është e mundur.
E tërë puna e kuvendit britanik është pezulluar më 25 mars për shkak të frikës se deputetët mund të infektohen gjatë qëndrimit në distancë të vogël nga njëri-tjetri.
Ndonëse në faqen e kuvendit në internet thuhet se deputetët do të kthehen në punë më 21 prill, pak njerëz besojnë se kjo do të ndodhë, shkruan “The Guardian”.