Partive politike u kërkohet ta kenë fokus garantimin e të drejtave të fëmijëve

Prishtinë | 20 Jan 2021 | 12:02 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Organizata për fëmijët pa kujdes prindëror (OFAP) ka kërkuar nga partitë politike garuese në zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit që në programet e tyre të kenë fokus garantim e të drejtave të fëmijëve, raporton Ekonomia Online.

Shukrije Kojçiqi, koordinatore në këtë organizatë tha se partitë duhet të vënë në prioritet mbrojtjen e fëmijëve.

“Ka qenë deri diku mund të them e kënaqshme, mirëpo isha shkuar më shumë me rekomandime që vërtetë partitë politike, sidomos ato që fitojnë të kenë fokus  dhe ta vënë në epiqendër mbrojtjen e fëmijëve, edhe pse Ligji për mbrojtjen e fëmijëve është miratuar dhe ka kaluar”.

Kojçiqi tutje bën apel që të kihet kujdes sidomos për fëmijët pa kujdes prindëror, por edhe për fëmijët me aftësi të kufizuar.

“Lus partitë politike përmes programeve të tyre që paraqesin,  të garantohet e ardhmja e fëmijëve, që ta kenë një kulturë e edukatë, dhe në programet e tyre tu japin fokus mbrojtjes së fëmijëve”.

Mes tjerash ajo tha që Qeveria e re duhet të ketë në fokus miratimin e e Kodit Civil, e sidomos Ligjin për shërbime sociale dhe familjare, raporton EO.

“Unë më shumë kisha pasur dëshirë që partitë politike të respektojnë ligjin e fëmijëve, dhe e ardhmja e fëmijëve kishte me qenë më e mirë”.

Edhe pse ende nuk ka filluar zyrtarisht fushata zgjedhore PDK-ja dhe AAK-ja edhe zyrtarisht e kanë paraqitur programin e tyre.

Të ngjashme