Partnerët e akuzojnë për tradhti Abazoviqin, Escobar zbarkon në Mal të Zi në shkurt

Prishtinë | 19 Jan 2022 | 19:07 | Nga Ekonomia Online

Janë shfaqur kundërshtime brenda bllokut të partive në pushtet në Mal të Zi, pasi Zëvendëskryeministri dhe kreu i URA’s Dritan Abazoviq shpalosi planin për një qeveri të pakicës në Mal të Zi, me arsyetimin se atje janë bllokuar integrimet europaine.

Iniciativa për votimin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë aktuale dhe kryeministrit Zdravko Krivokapic është dorëzuar në Kuvend të mërkurën. Këtë iniciativë e kanë nënshkruar deputetët e koalicionit “Crno na bijelo” (Ura dhe Lidhja e Qytetarëve Civis), që janë pjesë e pushtetit dhe partitë opozitare si Partia Socialdemokrate, Partia Boshnjka, Lista Shqiptare, Koalicioni Shqiptar dhe një pjesë e Partisë Demokrate të Socialistëve (DPS). Mocioni është mbështetur nga 31 deputetë.

“Me këtë iniciativë do të shihet se a ka mbështetjen e shumicës së deputetëve kjo qeverisë sikur edhe koncepti i propozuar për Qeveri të pakicës” thuhet në njoftimin e grupit parlamentar Ura.

Për rrëzimin e qeverisë në Mal të Zi duhen 41 vota të deputetëve nga 81 sa i ka Parlamenti i Malit të Zi. Kjo mund të sigurohet me 30 votat e deputetëve të DPS’it të Gjukanoviq.

Ndërkohë Kryeministri Krivokapiq që ende është në zyrë ka thënë se qeveria e pakicës është mashtrim.

“Ka vetëm dy zgjidhje për dalje nga situata turbulente. Njëri është avancimi i qeverisë aktuale. Ndërsa mënyra më e ndershme janë zgjedhjet parlamentare që do të mbaheshin në maj bashkë me zgjedhjet lokale” ka thë në Krivokapic.

E ministri i financave dhe kujdesit social Milojko Spajic ka thënë se zëvendëskryeministri Abazovic duhet të japë dorëheqje apo ta tërheq iniciativë për mocion ndaj Qeverisë.

“Miqësisht, mos lejo që si ri dhe me perspektive të të konsumojnë dinosaurët dhe të të cojnë në histori, ndërsa populli të të mbajë mend si tradhtar. Nga Ëashingtoni me dashuri” ka shkruar Spajic në Tëitter.

Ministri i Jashtëm i Malit të Zi Gjorgje Radulovic i ka dalë në mbrojtje Abazoviqit duke thënë se ai i ka kontribuar më së shumti punës së Qeverisë.

“Nuk e ndaj mendimin se duhet të japë dorëheqje, për shka të disa gjërave që i di, e të cilat konfirmohen me rezultate” ka thënë kryediplomati malazez.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme