Pas 10 vitesh, aktorja rrëfen për fëmijën që solli në jetë

Prishtinë | 29 Mar 2017 | 14:05 | Nga

Në moshën 63-vjeçare, aktorja e njohur amerikane, që shumë kemi dashur nga roli i saj në serialin “E martuar… me fëmijë”, Katey Sagal ka folur për vendimin që ka marrë vite më parë për të sjellë në jetë një fëmijë përmes një nëne zëvendësuese.

“Kur merr vendimin të sjellësh në jetë fëmijë, duhet të jesh i vetëdijshëm se është një përgjegjësi shumë e madhe. Fëmijët që kam sjellë në jetë nuk dua t’i zhgënjej kurrsesi”, ka thënë ajo për revistën People.

Aktorja ka dy fëmijë, Sarah, 22 vjeç dhe Jackson 21. Megjithatë, pas ndarjes në vitin 2000 dhe martesës së dytë në vitin 2004, besonte se kishte mbaruar me kapitullin “fëmijë”.

“Sarah dhe Jackson janë lindur gjatë xhirimeve të “E martuar me…fëmijë”. Të dy kishin dhomën e tyre në krah të asaj që qëndroja unë gjatë xhirimeve të serialit. Kur Kurt dhe unë filluam të shoqëroheshim, as unë as ai nuk kishim shfaqur dëshirën për fëmijë të tjerë. Ai ishte i lumtur që ishte njerku i dy fëmijëve të mi. Nuk kishte fëmijë të tij biologjik, ndaj vite më pas filluam të mendonim mundësinë për të pasur një fëmijë të dy. Por kuptuam se unë isha shumë e madhe për të sjellë në jetë një fëmijë”, ka treguar ajo.

Fillimisht ata mendonin birësimin, por në vazhdim e panë se nuk ishte diçka aq e thjeshtë. Atëherë filluan të kërkonin për një nënë zëvendësuese.

“Kaluam të gjitha nivelet e fertilizimit, por vezët dhe spermatozoidet nuk ishin mjaftueshëm të forta. Atëherë menduam: Do të mundohemi sërish dhe nëse është e shkruar do të ndodhë. Dhe Esme ia doli!”. Ata e mbajtën në krah vogëlushen që erdhi në jetë nga nëna zëvendësuese në vitin 2007. “Kjo është arsyeja që e thërrasim mrekullia jonë. Mrekullia jonë, e ëmbël dhe e bukur”.

Ndërkohë që fëmijët e saj të tjerë po rriteshin, aktorja ndjeu nevojën të ndante më ta historinë. Dhe kështu iu shpjegoi se si erdhi në jetë motra e tyre e vogël. Histori të cilën vendosi pas shumë vitesh ta ndante edhe me publikun.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme