Pas 15 ditësh paraqiten raste të reja me COVID-19 në komunat me shumicë serbe

Prishtinë | 25 Qer 2020 | 15:00 | Nga Ekonomia Online

Dy raste të reja me koronavirus janë paraqitur në Mitrovicë të Veriut në 24 orët e fundit, ka bërë të ditur RadioKontaktPlus të enjten.

Sipas epidemiologes Desanka Novakoviq, këto janë rastet e para prej 10 qershorit në komunat veriore me shumicë serbe.

Në qytetet tjera të Kosovës, numri i të infektuarve po vazhdon të rritet me të madhe. Dje u regjistruan 95 raste të reja në nivel vendi.

Deri më tash janë shënuar 2.363 raste pozitive në koronavirus, ndërkohë që 40 pacientë kanë vdekur si pasojë e virusit.

Të ngjashme