Besimtarët myslimanë të Mitrovicës Veriore e kanë falur sot namazin e Bajramit të Madh në sheshin “Adem Jashari”, në “Lagjen e boshnjakëve”.
Më shumë se 200 beimtarë myslimanë, shqiptarë e të tjerë, e kanë falur namazin në ambient të hapur, pasi në pjesën veriore të Mitrovicës nuk ka xhami qush prej luftës në Kosovë.
Kjo është hera e parë që pas 17 vjetësh ata e falin namazin e Bajramit në pjesën veriore të qytetit.
Banorët janë shprehur shumë të lumtur që edhe në këtë pjesë të Kosovës mund t’i kryejnë lirisht ritet fetare, ndonëse në kushte e rrethana të vështira.
Imami Cena Bala ka uruar besimtarët shqiptarë të veriut që në të ardhmen të falen në xhaminë e re, mun në vendin ku ka qenë xhamia e Ibrit në veri, e cila ishte djegur e rrënuar gjatë luftës, dhe jo nëpër xhamitë në jug të qytetit.