Pas 17 vjetësh, Michelle Obama ia merr titullin e “gruas më të admirueshme” Hillary Clintonit

Prishtinë | 28 Dhj 2018 | 09:17 | Nga Ekonomia Online

Ish-Zonja e Parë e Amerikës, Michelle Obama, i ka dhënë fund “mandatit” 17 vjeçar të Hillary Clinton si “gruaja më e admirueshme” në Amerikë.

Hillary Clinton, ish-kandidate për presidente të Amerikës, Sekretare e Shtetit dhe Zonjë e Parë, është radhitur e treta në sondazhin e përvitshëm të Gallup, derisa moderatorja e talk-shoë, Oprah Winfrey është në vend të dytë.

Mbretëresha Elizabeth II ka përmbyllur top 10-shen për herë të 50-të, ka njoftuar Gallup.

Në ndërkohë, edhe bashkëshorti i Michelle, ish-presidenti amerikan Barack Obama është shpallur “burri më i admiruesshëm” në Amerikë për herë të 11-të me radhë.

Presidenti aktual i Amerikës, Donald Trump, përfundoi në vend të dytë, për të katërtin vit radhazi.

Ky sondazh është realizuar ccdo vit, qysh nga viti 1946, me përjashtim të vitit 1976.

1025 të rritur janë anketuar duke u kërkuar atyre që të thonë emrin e gruas dhe burrit, që jeton kudo në botë, dhe të cilët ata i admirojnë më së shumti.

Gruaja më e admirueshme

  • Michelle Obama – 15%
  • Oprah Winfrey – 5%
  • Hillary Clinton – 4%
  • Melania Trump – 4%
  • Queen Elizabeth II – 2%

Burri më i admirueshëm

  • Barack Obama – 19%
  • Donald Trump – 13%
  • George W Bush – 2%
  • Pope Francis – 2%
  • Bill Gates 1%

Hillary Clinton, ish senatore demokrae dhe Sekretare e Shtetit e cila ka kandiduar për  presidente të Amerikës në vitin 2016, ka qëndruar në krye të kësja liste 22 herë, duke përfshirë 17 vjetët e fundit radhazi.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme