Afrona Dika dhe Blero Muharremi janë ribashkuar pas gati 2 vitesh ndarje? Këngëtari do të jetë pjesë e podcast të ish-bashkëshortes së tij ku do të përballen me njëri-tjetrin.
Nuk dihet nëse Blero dhe biznesmenia janë rikthyer sërish në krahët njëri-tjetrit, pasi të dy pas ndarjes nisën romanca të reja, apo do të përballen së bashku në lidhje me arsyet që çuan në fundin e marrëdhënies së tyre pas gati 7 vitesh së bashku.
Dyshja i dhanë fund martesës në vitin 2022, pa shumë zhurmë, Blero dhe Afrona nuk u shfaqën më bashkë, fshinë fotot dhe nuk ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale, ndërsa hodhën akuza ndaj njëri-tjetrit.
Blero hodhi disa akuza të rënda ndaj Afronës duke e quajtur materialiste. Teksa ishte i ftuar në një intervistë së fundmi, ai u shpreh se Afrona Dika është lidhur me të vetëm për famën dhe paratë që kishte.
Sipas këngëtarit, gjithçka ka qenë e bukur mes tyre, derisa ai i kufizoi shpenzimet, ndërsa theksoi se pasi i dha paratë për të hapur biznesin në Zvicër, ajo u zhduk.
“Realisht nga fillimi lidhjen e kam ndjerë si një lloj aktrimi. Gjithmonë ka qenë në fokus paraja, sa ka pasur gjithçka ka qenë e bukur ndërsa kur i kam kufizuar shpenzimet, jam parë si i keq. Dhe nuk është që s’jam mjaft inteligjent për t’i kuptuar këto gjëra, por kam heshtur vetëm për të parë deri kur po shkon. Dhe siç ka filluar, ka mbaruar.
Kam dhënë para për t’u hapur biznesi jonë dhe pasi është arritur qëllimi, ajo është zhdukur. Nuk ka reaguar në asnjë tentativë timen. Nuk ka mbetur asnjë opsion tjetër, përveçse të ndërmarr hapa ligjorë.
Ndarja nuk ka qenë aq e thjeshtë sa është thënë nga ajo, kjo jo sepse nuk doja unë. Ajo deshi kështu”, rrëfeu ai.
Këngëtari tregoi se prej disa muaj është në një lidhje të re dhe është i gatshëm të zhvendoset në Gjermani për të jetuar me partneren.
“Jam prej disa muajsh në një lidhje, më bën të ndihem i respektuar, i dashuruar dhe i vlerësuar. Është një ndjenjë që se kam pasur më herët, më ka munguar më parë.
Kam ndryshuar për pak në këtë aspekt, kam kuptuar që gjërat që vlejnë shumë duhet t’i mbash për vete. Partnerja ime e re ma ka mësuar këtë gjë.
Jam njeri me fat me partneren e re. Ajo sheh Blerimin, jo Bleron, pa famë dhe kurrgjë rreth vetes, një person të thjeshtë.
Jam shumë i lumtur dhe e vlerësoj shumë. Sa i përket jetës sime në Gjermani, nuk e kam aspak problem të shkoj”, tha ai.
Mirëpo kjo deklaratë e këngëtarit shkaktoi goxha zhurmë në rrjet dhe blogerja vendosi t’i reagojë mëngjesin e sotëm me anë të një thënie e cila dukej se ishte një thumbim për ish-partnerin.
“Më pëlqen të dëgjoj gënjeshtra kur e di të vërtetën”, shkroi ajo krahas fotos.
Kujtojmë se disa javë më parë, Afrona tregoi se shkaku që solli ndarjen mes saj dhe Bleros ishte marrëdhënia e tyre në distancë.
Ajo u shpreh se “lidhja në distancë zgjat për një kohë të shkurtër, ti nuk e ke personin pranë kur ke nevojë për përkrahje”.
Afrona është në një marrëdhënie me një shtetas zviceran dhe ka treguar se është shumë e lumtur.
Por si erdhi kjo dyshe deri te ky vendim
Gjithçka ka nisur për debatet e vazhdueshme që çifti ka pasur për shkak të largësisë. Afrona ka këmbëngulur që të vijojë jetesën në Zvicër si dhe të angazhohet me një biznes të sajin atje.
Nga ana tjetër, Blero shpeshherë ka kërkuar që dyshja të jetë së bashku dhe të ndërtojnë një familje. Duket se debatet mes tyre vetëm janë shtuar, duke çuar në një ndarje të vështirë të çiftit.
Së fundmi, Afrona ka realizuar një intervistë virtuale në “Instagram”, ku dikush e ka pyetur nëse është beqare. Duke iu shmangur pyetjes, Afrona ka shkruar thjesht “Hmmm”, pa dhënë një përgjigje konkrete.
Kjo vjen pasi këngëtari postoi një thënie në “InstaStory”, ku thuhej: “Të gjithë njerëzit të sjellin lumturi, disa nga prania e tyre, të tjerët nga mungesa e tyre”.
Gjë që u interpretua si një tjetër ‘thumbim’ për Afronën ku duket se Blero tashmë është i lumtur pa ishpartneren. Kujtojmë se këngëtari zbuloi para disa ditësh se ka vendosur të zbatojë ‘rregullin’ e famshëm të aktorit Leonardo Di Caprio: Të mos dalë me femra mbi 25 vjeç.
Këngëtari ‘goditi’ me statusin e fundit ku shkruan se i pëlqen rregulli i ri i Leonadro Di Caprios për femrat nën 25-vjeç.
“Po më pëlqen shumë rregulli i Leonardo Di Caprios. 23-25, asnjë ditë më të vjetër. Ky është vëllai im”, shkruante Blero, teksa Afrona pak kohë më parë festoi 30 vjetorin e lindjes.
Pak ditë pas këtij statusi, Afrona postoi një foto që duket si një mesazh i koduar. Fotoja paraqet një njeri që largohet nga zona e komfortit për t’u rritur edhe pse ekspozohet ndaj shumë rreziqeve.
“Hidhu”, shkruhej krah fotos. Pak kohë më parë, Afrona vendosi të merrej me biznes, ku hapi edhe një qendër estetike në Zvicër, ku edhe jeton prej kohësh.
Ajo që ra në sy në inaugurimin e kësaj klinike, ishte pikërisht mungesa e këngëtarit. Krisja mes të dyve në atë periudhë kishte nisur, duke mos pasur shumë komunikim me njëri-tjetrin.
Teksa bashkëshortja e tij angazhohej me biznesin e ri, Blero vijonte me karrierën e tij në muzikë, duke zgjedhur të qëndrojë larg realitetit të ri të bashkëshortes së tij.