Pas 20 vjetësh nën restaurim, rihapet varri i faraonit legjendar egjiptian

Prishtinë | 08 Tet 2025 | 21:11 | Nga Ekonomia Online

Egjipti ka rihapur për vizitorët varrin e një faraoni në Luxor pas më shumë se dy dekadash restaurimi, ndërsa përgatitet për hapjen zyrtare të Muzeut të Madh Egjiptian në Kajro.

Varri i madh i Amenhotep III i cili udhëhoqi Egjiptin e lashtë në vitet 1390-1350 para erës sonë, ndodhet në anën perëndimore të Luginës së Mbretërve.

Ai u zbulua në vitin 1799 nga dy persona dhe sendet brenda tij, bashkë me sarkofagun, ishin vjedhur.

Gjatë dy dekadave të fundit, varri i është nënshtruar një projekti japonez me tri faza për restaurimin që përfshijnë rinovimin e pikturave në mure të faraonit dhe gruas së tij.

“Është një varr mahnitës”, tha sekretari i përgjithshëm i Këshillit Suprem të Antikuareve, Mohamed Ismail. Ai shtoi se në kutinë e vjedhur të sarkofagut gjendet një kornizë.

Varri nis me një korridor të gjatë nën Luginën e Mbretërve. Në të ndodhet dhoma kryesore e varrimit për faraonin dhe dy të tjera për gratë e tij, Tiye dhe Sitamun. Ndryshe nga varret e tjera, ky nuk është i zbukuruar plotësisht.

Në piktura shihet Amenhotep III me disa perëndi egjiptiane dhe ka gdhendje nga Libri i të Vdekurve që është një vëllim magjish për të drejtuar të vdekurit drejt botës së nëndhenshme.

Mumia e Amenhotep III u zhvendos nga priftërinjtë e lashtë në varrin e gjyshit të tij, Amenhotep II. Mumia është shumë e dëmtuar, por ndodhet e ekspozuar në Muzeun Kombëtar të Qytetërimit Egjiptian bashkë me 16 mumie të tjera të 17 mbretërve dhe mbretëreshave të Egjiptit të Lashtë.

Të ngjashme