Pas 30 minutash vonesë nis vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit

Prishtinë | 13 Sht 2026 | 10:38 | Nga Ekonomia Online

Pas rreth 30 minutash vonesë ka nisur vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Në rend dite të kësaj seance është votimi i nënkryetarëve të Kuvendit.

Në sallën e Kuvendit nuk janë të pranishëm deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Përmes një komunikate, PDK-ja ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në vazhdimin e seancës.

Po ashtu, PDK-ja ka tërhequr kandidaturën e Vlora Çitakut për pozitën e nënkryetares së Kuvendit.

Vazhdimi i seancës pritet të zhvillohet pa pjesëmarrjen e deputetëve të PDK-së, ndërsa në rend dite mbetet votimi për nënkryetarët e Kuvendit.

Të ngjashme