Pas 30 vitesh, Federata e Futbollit Afrikan me president të ri

Prishtinë | 16 Mar 2017 | 23:30 | Nga

Kamerunasi Issa Hayatou (70) u mposht nga kundër-kandidati i tij nga Madagaskari, Ahmed Ahmed në një votim për zgjedhjet në federatë.

Në një zhvillim të befasishëm të enjten, është “përmbysur” presidenti i Federatës së Futbollit Afrikan, kamerunasi Issa Hayatou (70), i cili në një votim për zgjedhjet në federatë, u mposht nga kundërkandidati i tij nga Madagaskari, Ahmed Ahmed.

Disafata e sotme nënkupton fundin e qëndrimit të tij 30 vjeçar në pozitën e kryetarit të federatës.

Mbledhja e Konfederatës së Futbollit Afrikan (CAF) u mbajt në kryeqytetin e Etiopisë, Adis Abeba, ndërkohë që delegatët votuan me një votim të fshehtë.

Ahmed mori besimin e 34 delegatëve, ndërkohë që për Hayatou votuan 20 delegatë, në mbledhjen në të cilën mori pjesë edhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino si dhe përfaqësues të vendeve anëtare dhe futbollistë të mirënjohur.

Hayatou ushtroi detyrën e presidentit të federatës për 29 vite duke mbijetuar disa sfida të votimeve.

Në fjalën e tij, Infantino u zotua të mbështesë rritjen e futbollit në Afrikë, pasi sipas tij, Afrika duhet të ketë një prezencë më të madhe në futbollin ndërkombëtar, ndërkohë që u zotua edhe për përpjekjet që Afrika të përfaqësohet nga 10 shtete në Kampionatet Botërore.

Kryetari i ri, Ahmed më parë ka shërbyer si ministër i Sportit dhe ministër i Peshkimit në Madagaskar.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme