Piloti legjendar i Formula 1, Michael Schumacher, ka bërë hapat e tij të parë, pas më shumë se dy vjet e gjysmë pas aksidentit të rëndë.
47-vjeçari thuhet ka nisur të ecën me ndihmën e terapistit.
Ky informacion është publikuar nga media kineze “Yibada” e cila ka zyra në 35 kryeqytete të botës, ndërsa konfirmime zyrtare rreth gjendjes së Schumacher-it ende mungojnë. Informacionet e reja rreth pilotit të famshëm të F1 vijnë para një “terri mediatik” gjithnjë e më të madh rreth gjendjes së tij shëndetësore dhe e gjitha kjo me kërkesë të familjes së tij.
Ish-piloti i Formula 1, Philippe Streiff, tha se Schumacher është i vendosur në karrocë invalidi, sepse nuk është në gjendje të lëvizë në mënyrë të pavarur.
Schumacher, piloti më i suksesshëm në historinë e Formula 1, në një aksident me ski në dhjetor të vitit 2013 pësoi dëmtim të rëndë në kokë dhe tru pas përplasjes në një shkëmb. Në gjendje kome ishte deri në shtator 2014 pas së cilës shërimin e vazhdoi në shtëpi.
Pas këtij rasti në opinion ka pasur shumë pak informacione në lidhje me shëndetin e tij dhe asnjë foto e tij nuk është publikuar pas aksidentit. Më shumë informacione për shëndetin e legjendës së Formula 1 në muajt e fundit mediat botërore kanë kërkuar nga ish-kolegët e tij Jean Todt dhe Ross Braun, të cilët pas vizitës së Schumacher shkurtimisht thanë se ai ende është “duke luftuar”.