Një dimër i veçantë për banorët e Uasau në Uiskonsin, të cilët më në fund mund të luajnë sërish me topa bore pa pasur frikë se shkelin ligjin.
Pas 57 vitesh, urdhri që ndalonte këtë formë zbavitjeje është anuluar.
Administrate e qytetit Uasau, në Uiskonsin, ka anuluar urdhrin, në fuqi prej 57 vitesh, për të mos luajtur me topa bore. Zyrtarët publikuan një video ku vetë ata shkelnin këtë urdhër duke hedhur topa bore në drejtim të agjentëve të policisë.
Urdhri hyri në fuqi në vitin 1962 meqenëse zyrtarët këmbëngulnin se hedhja e topave të borës ishte njësoj me hedhjen e gurëve.
Për ata që shkelnin këtë rregull, parashikoheshin gjoba të kripura. Por tashmë banorët e qytetit janë të lirë të zbaviten në dëborë pa pasur frikën se mos shkelin ligjin./abcnews.al