Margaret dhe Derek Firth, të dy 91-vjeçar, vdiqën në një spital në Manchester, javën e kaluar, nga infektimi me koronavirus.
Çifti ishte shtrirë në spital për shkak të problemeve tjera shëndetësore, por më pas u infektua me koronavirus, shkruan “The Sun”.
Margaret fillimisht ishte shtyrë në Spitalin Wythenshawe, por u transferua në Trafford më pas.
Derek, që u pranua në Wythenshawe, u transferua më pas në Trafford, për të qëndruar përkrah bashkëshortes, pasi mjekët druheshin se ajo nuk do të jetonte gjatë.
Vajza e tyre Barbara Smith (50), ka treguar se kur Derek iu bashkua bashkëshortes, ajo e pyeti: “Ku ishe?”
Barbara ka shpjeguar se ajo kishte marrë një telefonatë ku i ishte thënë se nëna e saj mund të mos jetojë gjatë dhe se ndoshta dikush do të dëshironte ta vizitonte.
“Sigurisht babai nuk donte ta lëshonte mundësinë dhe shkoi ta shihte atë. Mendoj se pikërisht aty u infektua me koronavirus, por të jem e sinqertë ai nuk do të dëshironte të ishte ndryshe. Nuk do të kishte gjasa që ai mos të shkonte ta shihte atë”, ka thënë Barbara.
Derek vdiq më 31 janar ndërsa Margaret vdiq tri ditë më vonë.
Çifti ishte martuar në maj të vitit 1950, dhe kishin jetuar në Partington.
Kishin pesë fëmijë, 11 nipër, e katër stërnipër.