Udhëheqësi i BDI-së në Maqedoninë Veriore, Ali Ahmeti, ka përfunduar dëshminë e tij për ditën e sotme, para prokurorëve të Gjykatës Speciale, pas rreth 8 orësh marrjeje në pyetje, raporton Ekonomia Online.
Ahmeti, ish-epror i UÇK-së gjatë luftës së Kosovës, është i ftuar në cilësinë e dëshmitarit në rastin e Thaçit dhe Veselit.
Gjykata Speciale më 24 qershor kishte bërë publike paralajmërimin për aktakuzën ndaj Thaçit e Veseli, të dyshuar siç thuhej në komunikatën e Speciales për dhjetëra vrasje. Bashkë me Thaçin e Veselin akzuohet edhe disa persona tjerë por që emrat e tyre nuk janë bërë të ditur.
Udhëheqës i BDI-së në Maqedoninë Veriore, Ali Ahmeti, nuk ka dhënë deklaratë për medie.
Ai do të intervistohet edhe gjatë ditës së enjte.