Pas 8 vitesh, hapet aksi Ibë-Tuneli i Krrabës

Prishtinë | 14 Mar 2019 | 09:54 | Nga Ekonomia Online

Pas 8 vitesh që nga nisja e ndërtimit të rrugës Tiranë-Elbasan, sot është hapur krahu i majtë i këtij segmenti.

Mësohet se është hapur loti i parë i këtij aksi rrugor nga kryqëzimi i Ibës deri në hyrjen e Tunelit të Krrabës.

Mjetet do të kalojnë në karrexhatën e majtë të këtij segmenti me 3 korsi duke përfshirë edhe korsinë e emergjencës.

Pavarësisht hapjes së njërit segment të këtij aksi rrugor, punimet vazhdojnë dhe pjesa në Ibë vazhdon të mbetet problematike për shkak të rrëshqitjes masive të dherave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme