Olympus, dikur një prej markave më të njohura të kamerave, do të shesë biznesin pas 84 vitesh. Firma tha se pavarësisht përpjekjeve të saj më të mira, tregu i kamerave dixhitale nuk ishte më fitimprurës. Mbërritja e smartfonëve, të cilët kanë pakësuar kërkesat për kamera, ishte një prej faktorëve kryesorë sipas firmës. Kompania ka regjistruar vetëm humbje në tre vitet e fundit.
Kompania Japoneze ndërtoi kamerën e saj të parë në 1936 pas disa vitesh prodhim mikroskopësh. Olympus vijoi të ndërtonte kamera për gjatë dekadave duke u bërë një prej liderëve të tregut. Vitet 1970 ishin pika e lartë e kompanisë ku kamerat reklamoheshin nga njerëz të famshëm. Tregu i kamerave ra në mënyrë dramatike – me 84% midis 2010 dhe 2018 .
Në 2011 kompania u përball me një skandal madhor financiare ku përfshiheshin disa drejtues të vjetër. Olympus po kërkon të bëjë një marrëveshje për të shitur një pjesë të biznesit në mënyrë që marka e saj si lentet Zuiko të përdoren nga produktet e një firma tjetër. Kompania asnjëherë nuk ndaloi së prodhuarit mikroskopët dhe e vuri teknologjinë e saj optike në shërbim të pajisjeve shkencore dhe mjekësore siç janë endoskopët.