Është falur namazi i parë i Fitër Bajramit në Xhaminë e Madhe të Aya Sofyas pas 87 viteve.
Namazi u drejtua nga kreu i Çështjeve Fetare të Turqisë (Diyanet), Ali Erbash.
Namazi u fal në kuadër të masave të anti-Covid brenda dhe jashtë xhamisë me pjesëmarrjen e qytetarëve.
Në kuadër të programit të organizuar në xhami u lexua Kur’ani Kerimi pas namazit të sabahut.
Sipas traditës, kreu i Diyanet-it, Erbash, në minber ku e lexoi hutben u ngjit me shpatë.
Në namazin e Bajramit në Aya Sofya morën pjesë gjithashtu edhe kryeparlamentari i Turqisë, Mustafa Shentop, ministri i Transportit dhe Infrastrukturës i Turqisë, Adil Karaismailoglu si dhe zyrtarë të tjerë, shkruan AA.
Ajasofja nga viti 1453 kur u çlirua Stambolli e deri në vitin 1934 shërbeu si xhami. Ndërsa më pas u shndërrua në muze e cila qëndroi në këtë funksion për 86 vite.
Xhamia Ajasofja u ri hap për adhurim më 24 korrik 2020.