Pas akuzave, Johnson kërkon falje për festat, por nuk dorëhiqet

Prishtinë | 01 Shk 2022 | 14:55 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson ka kërkuar mbështetjen pas rezultateve të hetimeve ndaj qeverisë së tij për festat e organizuara në rezidencën e tij zyrtare gjatë mbylljes së parë të vendit në 2020-ën.

Sipas këtij raporti, në ndërtesën e qeverisë janë shkelur të gjitha rregullat anti-covid që iu imponuan vendit për shkak të pandemisë. Por Johnson nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen dhe pse në raport flitet për një lidership të dështuar dhe mungesë gjykimi.

Gjatë këtyre festave në zyrën e qeverisë janë shkelur 12 rregulla dhe rreth kësaj po heton tashmë Scotland Jard. Për shumë britanikë ajo që ka ndodhur është me keq se të gënjesh në parlament.

Kryeministri britnik kërkoi faljen para deputetëve në parlament, duke shprehur keqardhje për ato festa dhe për mënyrën e menaxhimit të situatës për të cilën po hetohet. Ai tha se e dinte që kërkesa për falje nuk mjaftonte dhe premtoi reformimin e menjëhershëm të procedurave të qeverisë

Opozita laburiste e konsideroi Johnson si një njeri që nuk ka turp,  të cilit njerëzit nuk i besojnë më. Një nga festat ishte pikërisht për ditëlindjen e tij në 19 qershor 2020 dhe morën pjesë 30 persona, në një kohë që rregullat lejonin deri në gjashtë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme