Këngëtari i njohur, Enrique Iglesias dhe partnerja e tij, Anna Kournikova janë në lidhje qe 17 vite, ndërsa në dhjetor të vitit të kaluar pritën në jetë binjakët Nikole dhe Lucy.
E së fundi Anna është në pritje të ëmbël pasi që po bëhen prindër për herë të tretë, shkruan DailyMail.
Çifti nuk i kanë komentuar lajmet rreth shtatzënisë, por fotografitë e siguruara nga revista spanjolle “Hola”, shfaqën dyshen në një varkë në Miami, teksa 38-vjeçares i vërehej barku i rrumbullakosur.
Nuk është e çuditshme pse dyshja e kanë mbajtur të fshehur këtë gjë, pasi njësoj kishin vepruar edhe me binjakët.
Çifti i famshëm ka arritur që gjatë gjithë këtyre viteve, jetën e tyre private ta mbajë larg syrit të publikut.