Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq dhe komisioneri i BE-së për Zgjerim, Johannes Hahn janë takuar në ndërtesën e qeverisë serbe këtë mëngjes.
Pas takimit, siç është paralajmëruar më parë, Bërnabiq dhe Hahn do t’i drejtohen mediave, transmeton Klan Kosova.
Eurokomesari është takuar mbrëmë me presidentin serb Aleksandar Vuçiq me të cilin kanë folur për bllokimin e dialogut Beograd-Prishtinë dhe gjendjen që pasoi dorëheqjen e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.
Vuçiq ka deklaruar se Serbia “me këtë rast, si gjithmonë, ka reaguar me qetësi dhe me përgjegjësi”.