Presidenti sirian, Bashar al-Assad u pa që në orët e para të mëngjesit të shkojë në zyrën e tij, sin ë një ditë të zakonshme.
Edhe pse Siria u bombardua nga Amerika, Britania e Franca këto nuk e ndalën liderin sirian ta vazhdojë punën e tij.
Madje Assadi po thotë se këto bombardime nuk do ta ndalin atë as ta luftojë “terrorizmin”, raporton CNN.
Televizion shtetëror sirian ka publikuar një deklaratë, e cila është e para nga Al-Assadi.
“Ky agression do ta rrisë vendosmërinë e Sirisë dhe popullit të saj për ta vazhduar luftën dhe shkatërrimin e terrorizmit në çdo pëllëmbë të vendit”, citohet të ketë thënë Assadi.
Sipas informacioneve mbi 100 raketa janë lëshuar në disa zona të Sirisë.
Rusia pretendon se 73 nga to janë rrëzuar, duke mos arritur caqet e caktuara.
Kurse Amerika, Britania dhe Franca e kanë cilësuar këtë aksion si mjaft të suksesshëm.