Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Françeska Murati ditën e sotme ka ndarë me fansat një foto me djalin e saj, Charli.
Në foton e ëmbël, modelja ka përqafuar të voglin e saj, ndërsa të dy kanë veshur bizhame të njëjta.
“Mirëmëngjesi nga ne”- ka shkruar Françeska krahas fotos me të birin.
Në imazhin e postuar duket qartë që modelja pas mbarimit të “BBV” po shijon kohën me djalin dhe bashkëshortin e saj, duke kaluar pushimet së bashku.