Pas debatit me Semin, Iliri ‘shpërthen’ ndaj Donaldit dhe e quan legen

Prishtinë | 20 Tet 2021 | 10:39 | Nga Ekonomia Online

Pas një pauze katër vjeçare, reality-show, BigBrother u rikthye por tani në një format tjetër me personazhe të njohura ‘VIP’. Natën e parë u prezantuan 14 banorë, numër ky që mund të rritet apo zvogëlohet nga eliminimet apo hyrjet nga java në javë. Në natën e katërt të spektaklit të Big Brother Albania VIP është larguar banori i parë, Elhaid Cufi.

Ndërsa në debatin e kësaj jave në mes Semit dhe Ilirit nuk kanë munguar as ofendimet. E që kjo gjë është diskutuar edhe mbrëmjen e djeshme në natën e pestë të spektaklit “Big Brother VIP”.

Pas gjestit të Semit, që i drejtoi gishtin e mesit, Iliri nuk e ka pranuar as kërkesën për falje të saj. Këngëtarja dhe miku i saj, Donald Veshaj, akuzuan balerinin se ai e kishte tepruar disa herë me batutat kundrejt saj, madje ka pasur edhe shikime seksuale.

Por, Ilirit nuk i “doli inati” me Donaldin, për të cilin u shpreh se e kishte konsideruar shok, por gjërat kishin ndryshuar.

“Unë atë e kam njohur pak më herët. Këtu në shtëpi e kam konsideruar shok, por doli legen. T’i bëjnë strategjitë, por jo me legenizma. Unë kam familje. E kërkoi faljen me ironi”, u shpreh Iliri.

Edhe në dhomën e rrëfimit, ai nominoi Semin dhe Donaldin, ndonëse në nominim doli vetëm Semi prej tyre.

Gjithashtu, balerini tha se do t’i kërkojë produksionit një mundësi për t’i telefonuar bashkëshortes që t’ia sqarojë gjithë historinë, pas keqkuptimeve e diskutimeve në histori.

Të ngjashme