Drejtori i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli, ka thënë se pas konferencës së djeshme që kishte dhënë për media presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ai kishte marrë mesazhe nga serbët e Kosovës se ishin të frikësuar për ndonjë luftë potenciale, për shkak të qasjes së Vuçiq.
“Serbë kosovarë që jetojnë në Graçanicë, Kllokot, Ranillukë, Shtërpcë, të cilët e kanë parë këtë vokabularin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në këtë formë më kanë shkruar dhe më thanë se ‘Të lutem, a kërsiti lufta?’”, tha ai.
“Unë me atë që u mundova me u thënë, u thash se s’ka luftë, sepse Vuçiq kështu ka folur gjithë, do të thotë është një aktrim i tij, por ç’të bëjmë, nuk duhen të frikësohen sepse janë në një shtet demokratik dhe nuk do të ketë probleme të natyrave që i ka shprehur Vuçiq sot”, ka thënë Sheholli në Klan Kosova.