Sot Gjykata Themelore në Prishtinë, ka dënuar me dy vjet burgim ish-ministrin e Administratës dhe Pushtetit Lokal, Ivan Todosijeviq, për deklaratat që i kishte bërë në lidhje me shqiptarët dhe masakrën e Reçakut.
Lidhur me këtë, Insajderi ka kontaktuar kryetarin e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Behxhet Shala.
Ai në një prononcim për Insajderi, ka thënë se qysh fillim kemi kërkuar që ish-ministri Todosijeviq te jep përgjgjesi për mashtrim të opinionit për faktin që e ka injoruar një masakër që botërisht është e dokumentuar dhe është e njohur.
“Realisht ky ky është vendimi i Gjykatës Themelore, i dënuari mund të ankohet dhe të mbrohet në shkallën më të lartë të Gjykatës, nuk është vendim përfundimtar, prandaj edhe ne si KMDLNJ nuk kemi të drejtë të hymë apo t’i komentojmë vendimet e Gjyaktës. Ne në fillim kemi kërkuar që çdo kush të ketë përgjegjësi publike, pavarësisht a është person publik apo privat, ne kemi kërkuar që ish-ministri Todosijeviq te jep përgjgjesi për mashtrim të opinionit për faktin që e ka injoruar një masakër që botërisht është e dokumentuar dhe është e njohur dhe për të cilën janë mbajtur disa konteste gjyqësore qoftë në Kosovë apo në Hagë, mirëpo ne në asnjë moment nuk kemi paragjykuar, as nuk kemi kërkuar që të dënohet sepse kjo është e drejtë ekskluzive e Gjykatës dhe neve nuk na takon ta komentojmë”, ka Shala për Insajderi.
Sipas Shalës dënimi me 50 euro ka të bëjë me shpenzimet e Gjykatës, sepse 50 euro nuk ipen për këtë vepër penale.
“Denimi me 50 euro, është dënim që ma merr mendja ka të bëjë me shpenzimet e Gjykatës, sepse dënimi me 50 euro nuk iu kish dhënë për këtë vepër. 50 euro edhe per trafik në kundërvajtje llogaritet i vogël e lërë ma për këtë vepër që akuzohet”, ka thënë Shala.
Kujtojmë që, dënimi për Todosijeviq ka ardhur pasi që e kishte quajtur trillim masakrën e Reçakut të 15 janarit 1999 ku forcat serbe vranë 45 civilë shqiptarë.
Aktgjykimi ndaj tij, është shpallur të enjten nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
Sipas kryetarit të trupit gjykues, Musa Konxheli, ekzekutimi i dënimit me burg, do të bëhet pasi aktgjykimi të bëhet i plotfuqishëm.
Ai është obliguar që në emër të shpenzimeve të paguajë paushallin gjyqësor 50 euro dhe në emër të fondit të viktimave 50 euro tjera, të cilat do të paguhen pas 30 ditësh, pasi që aktgjykimi të bëhet i formës së prerë.