Pas dështimit në KiE, deputeti i VV-së sulmon edhe Shqipërinë

Prishtinë | 17 Maj 2024 | 20:20 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, ka thënë se Kosova ka gjetur më shumë mbështetje te shtete si Britania e Madhe në Këshillin e Evropës, sesa nga Shqipëria sipas tij.

Ai fillimisht kishte vendosur të shante Evropën pse Kosova nuk u pranua në KiE, pasi u kushtëzua me dërgimin e draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, që e kishte pranuar vetë Qeveria në Ohër e Bruksel e pak kohë më parë se do ta bënte.

Tani Shqipëria e ka radhën të ballafaqohet me logjikën “dimaliane”, shkruan Metro.

Ai kritikoi ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani për fjalimin që mbajti sot në mbledhjen e KiE-së.

“Kosova ka gjetur më shumë mbështetje te shtetet si Britania, sesa Shqipëria! Kur e dëgjon Igli Hasanin duke folur në Këshillin e Evropës, s’e di njeri a është kah flet ministri i Jashtëm i Belarusisë, apo ai i Shqipërisë! Tepër mirë jemi!”, ka shkruar Basha.

Të ngjashme